Modelja shqiptare, Xhesika Berberi ka folur si kurrë më parë për jetën e saj profesionale dhe ‘anët e errëta’ të modelingut dhe jetesën në Amerikë.
Xhesika te ‘Piter Pan’ ka rrëfyer se në profesion që ajo ushtron nevojitet një vetëvlerësim i madh për veten pasi rrezikon shëndetin mendor, pasi karriera mund të bëhet dhe toksike, ku theksoi se jetesa në SHBA e ka bërë të ndihet komode dhe është ndierë mirë në aspektin e modelingut.
“Është diçka e bukur, por s’është aq glamoroze sa mendojnë njerëzit. Është shumë e vështirë madje të jep një si lloj shtytje. Mua më ka dhënë një shtytje për të bërë biznesin. Sepse ke shumë sfida përpara dhe duhet të kesh një vlerësim shumë të madh për veten tënde, sepse rrezikon shëndetin mendor. Je gjithmonë në kompeticion me vajza të bukura dhe bëhet pak toksike. Amerika më ka hapur shumë mendjen. Jam bërë më spirituale. Kam mësuar t’i besoj shumë intuitës sotme dhe vetes sime. Çdo njeriu ja sugjeroj New Yorkun, të jetojnë të paktën dy muaj. Aty jam ndjerë më mirë se kudo”, tha ajo.