Korça ishte ndalesa e radhës e turit të falenderimeve të kryeministrit Edi Rama pas fitores së thellë të 14 majti.
Meraku i kryeministrit ishte mënyra se si kryebashkiakët e zgjedhur socialistë do ta lexojnë votëbesimin e shqiptarëve.“Që nga kryetarët, kryebashkiakët ministrat tek unë larg qoftë të mendojmë se vota e 14 majit është shprehja e kënaqësisë. Unë mendoj që njerëzit nuk janë të kënaqur me ne, por presin shumë më tepër. Pavarësisht se jemi në mes të mandatit.
Duke i cilësuar Berishën e Metën si hije të së shkuarës, kryeministri Rama tha se ata u braktisën edhe nga votuesit e tyre
“Falenderoj të djathtët që na kanë votuar dhe ata që skanë dalë fare në votime. Duke bërë atë që kanë bërë meritojnë respekt, janë sjellë si patriotë duke braktisur hijet e së shkuarës”- tha ndër të tjera Rama, teksa këshillon kryebashkiakët e rinj se pikë prioritare e programit të tyre duhet të jetë njerzillëku me qytetarët.