Shqipëria e sotme gëzon një grup solid, plot yje të ciëlt po na dërgojnë në Europianin e Gjermanisë. Nga porta deri në sulm, Sylvinho ka mundësinë të bëjë zgjedhje të ndryshme me lojtarë që kanë cilësinë të bëjnë mirë në fushën e lojës, cilido qëoftë ai.
Megjithatë, për të ardhmen nuk ndalohet kurrë së punuari ndaj FSHF, vijon vëzhgimin e talentëve shqiptarë anëembanë botës.
Në oribtën kuqezi ka rënë Amar Gërxhaliu, qendërmbrojtësi 21-vjeçar i cili luan me Antalyaspor në Superligën turke.
Shtatlarti 1.93 i gjatë ka qenë më parë pjesë e moshave U18 ku luajti 1 ndeshje, ndërsa së fundi ka zhvilluar edhe një sfidë me Kosovën U21.
Lojtari pëlqehet nga stafi teknik dhe një ftesë pritet të shkojë në drejtim të tij.