Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 16:08 të së dielës (8/6) në Kolumbi.
Epiqendra e tërmetit ishte 68 km në verilindje të qytetit të Villavicencio dhe 25 km në lindje të Medinës, ndërsa thellësia fokale ishte 11 km.
Tërmeti u ndje në shumë qytete të vendit.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme.