Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së hënës (10/2) midis Santorinit dhe Amorgos.

Lëkundjet u ndjenë veçanërisht në Atikë dhe Kretë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti me magnitudë 5.3 ballë ka ndodhur në orën 22:16, në një distancë prej 14 km. JJL të Arkesinit, Amorgos dhe me thellësi fokale 17 kilometra.

Kjo është lëkundja më e fortë sizmike që ka ndodhur deri më sot, që nga fillimi i sekuencës sizmike në Cyclades.