Një anije e marinës italiane ka nisur lundrimin drejt Shqipërisë të mërkurën, duke bartur grupin e dytë të emigrantëve.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=122&loc=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Fshqiperia%2F2255309%2Fnje anije italiane me tete emigrante niset drejt shqiperise%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.botasot

Roma synon ta shpëtojë planin kontrovers për mbajtjen e emigrantëve në qendrat e pritjes në Shqipëri gjatë shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil, pasi tentimi i parë hasi në pengesa ligjore.

Qeveria e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, shpreson se dërgimi i emigrantëve në qendrat e ruajtura në Shqipëri, në vend se t’i lejojë ata të futen në Itali, do të ndikojë që emigrantët e tjerë të mendojnë për rreziqet e kalimit të detit për në Evropë.

Italia i dërgoi fillimisht një grup prej 16 emigrantësh në Shqipëri muajin e kaluar, por të gjitha ata u kthyen mbrapsht brenda ditësh, shumica pasi një gjykatë në Romë urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak të shqetësimeve rreth statusit të tyre ligjor.

Vetëm tetë emigrantë u nisën drejt Shqipërisë të mërkurën nga vendi ku ishin shpëtuar afër ishullit Lampedusa, që nënkupton se Qeveria italiane po teston nëse mund ta tejkalojë pengesën ligjore që iu shfaq në tetor.

Grupi i parë i emigrantëve vinin nga Egjipti dhe Bangladeshi, nga dy prej 22 vendeve që Italia i kishte ciëlsuar si të sigurta, që do të thotë se Qeveria besonte se ata mund të riatdhesoheshin shpejt.

Megjithatë, gjykata në Romë e vuri në pikëpyetje këtë, duke përmendur vendimin rishtazi të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila tha se vendet jashtë Bashkimit Evropian nuk mund të shpallen si të sigurta, nëse nuk vlerësohet se territori i tyre nuk përballet me rreziqe.

Si pasojë, të gjitha emigrantët e dërguar në Shqipëri u kthyen në Itali, ku u vendosen në qendra të paruajtura të pritjes.

E zemëruar me këtë vendim, Meloni vendosi ta përditësojë statusin ligjor në listën e vendeve të sigurta, duke e bërë atë akt ligjor në vend se dekret ministrial, duke besuar se kjo do ta bëjë më të vështirë për gjykatat ta sfidojnë vlefshmërinë e tij.

Marina italiane nuk tregoi se nga cilat vende vijnë emigrantët e nisur sot drejt Shqipërisë.

Shqipëria dhe Italia arritën marrëveshje nëntorin e kaluar për strehimin e emigrantëve në dy qendra.

Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të emigrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra larg portit, do të shpërbëjë për strehim të emigrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil.

Qendrat do të funksionojnë sipas ligjit italian, me staf italian të sigurisë, ndërsa gjyqtarët do t’i mbajnë seancat përmes video-lidhjes nga Roma.

Marrëveshja, që është kritikuar nga organizatat për të drejtat e njeriut, parasheh që Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 emigrantë në vit./REL