Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner ka dhënë një mesazh në lidhje me nisjen e sesionit të ri parlamentar këtë të hënë.

Përmes një postimi në faebook, ambasada gjermane ka postuar mesazhin e Bergner, i cili nënvizon se ka respekt të madh për rolin e parlamentit si një institucion i domosdoshëm në demokraci.

Bergner shprehet se qytetarët shqiptarë presin që parlamenti të jetë një forum ku diskutohen ide të ndryshme politike në mënyrë konstruktive dhe respektuese.

“Sot Kuvendi do të mbajë seancën e parë të këtij viti. Kam respekt të madh për rolin e parlamentit si një institucion i domosdoshëm në demokraci dhe gjithashtu për ata deputetë që punojnë shumë për të fituar shumicën për propozimet e tyre në komisione dhe në seancë plenare të Kuvendit.

Me të drejtë qytetarët presin që Parlamenti të jetë një forum ku diskutohen ide të ndryshme politike në mënyrë konstruktive dhe respektuese. Unë besoj se Parlamenti e përmbush këtë përgjegjësi.”, shkruan ambasada gjermane në Facebook.