Ditën e sotme, 14 prill 2023 hapet zyrtarisht fushata zgjedhore për mbajtjen e votimeve vendore. Edhe pse partitë politike kanë nisur takimet e tyre me mbështetësit muaj më parë, tashmë kandidatët për kryetarë bashkie do të kenë edhe numrat që do të përmendin në daljet publike për të bërë fushatë.
Dje KQZ hodhi shortin dhe partitë mësuan renditjen e tyre në fletën e votimit dhe numrin e kandidatëve për kryebashkiakë me të cilin do të bëjnë fushatë.
Për Bashkinë e Tiranës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar edhe modelin e fletës së votimit të kandidatëve të secilës forcë politike për bashkinë e Tiranës dhe po ashtu atë të Këshillit Bashkiak.
I pari në listën e pretendentëve kryesorë për të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, është Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë”, ndjekur nga Marko Dajti i “Frontit të Majtë”, Lajla Përnaska e PDIU-së, Erion Veliaj i Partisë Socialiste, Belind Këlliçi si përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Roland Bejko i PD-së zyrtare.
Në listën për këshillat bashkiak, shorti renditi të parin Koalicionin Meta-Berisha, PS-ja radhitet e dyta, ndërsa mes 40 partish në këtë listë Partia Demokratike zyrtare e Enkeleid Alibeaj do të mbajë numrin 9, i njëjti numër që e identifikoi atë edhe në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të dy viteve më parë.
Ndërsa për bashkitë e tjera të vendit reditja në fletën e votimit do të jetë si më poshtë:
Tiranë
1. Arlind Qorri Lëvizja Bashkë
2. Marko Dajti Fronti i Majtë
3. Lajla Pernaska PDIU
4. Erion Veliaj PS
5. Belind Kellici Bashkë Fitojmë
6. Roland Bejko PD
Elbasan
1. Gledian Llatja PS
2. Luçiano Boçi Bashkë Fitojmë
Vlorë
1. Hysni Sharra Bashkë Fitojmë
2. Ermal Dredha PS
Durrës
1. Igli Cara Bashkë Fitojmë
2. Ermirjana Sako PS
Kamëz
1. Rakip Suli PS
2. Bilblil Bajraktari PD
3. Arjan Hoxha Bashkë Fitojmë
Berat
1. Zija Ismaili Bashkë Fitojmë
2. Ervin Demo PS
Shkodër
1. Benet Beci PS
2. Bardh Spahia Bashkë Fitojmë
Lezhë
1. Pjerin Ndreu PS
2. Pashk Gjoni Bashkë Fitojmë
Lushnjë
1. Eriselda Sefa PS
2. Eduart Sharka Bashkë Fitojmë
Korçë
1. Ledina Aliolli Bashkë Fitojmë
2. Sotiraq Filo PS
Fier
1. Edvar Kodheli Bashkë Fitojmë
2. Eriselda Çela PD
3. Armando Subashi PS
Cërrik
1. Servet Duzha Bashkë Fitojmë
2. Andi Salla PS
Kukës
1. Abedin Oruçi PD
2. Admir Sinamati Bashkë Fitojmë
3. Safet Gjici PS
Vau i Dejës
1. Klomentina Drini PD
2. Kristian Shkreli PS
3. Zef Hila Bashkë Fitojmë
Sarandë
1. Skënder Muço PD
2. Ardit Çikuli Bashkë Fitojmë
3. Oltjon Çaçi PS
4. Gjergj Mërkuri – i pavarur
Përrenjas
1. Nuri Belba PS
2. Suzana Topi Bashkë Fitojmë
Pogradec
1. Zini Tollozhima Bashkë Fitojmë
2. Ilir Xhakolli PS
3. Rezart Laraku PD
Finiq
1. Leonidha Papa PD
2. Leonidha Kristo Bashkë Fitojmë
3. Romeo Çakuli PS
Mirditë
1. Ndrec Dedaj PS
2. Albert Mëlyshi Bashkë Fitojmë
Himarë
1. Jorgo Goro PS
2. Dinonisi Alfred Bejleri Bashkë Fitojmë
Mat
1. Skënder Gjuci Bashkë Fitojmë
2. Agron Malaj PS
Poliçan
1. Florian Qama PD
2. Behar Xhaferraj Bashkë Fitojmë
3. Adriatik Zotkaj PS
Dibër
1. Ismail Uka Bashkë Fitojmë
2. Naim Gazidede PD
3. Rahim Spahiu PS
Malësi e Madhe
1. Isa Ramaj Bashkë Fitojmë
2. Tomin Marimaj PS
Vorë
1. Blerim Shera PS
2. Indrit Hoxha Bashkë Fitojmë
Peqin
1. Mushtafa Pashja Bashkë Fitojmë
2. Bukurosh Maçi PS
Patos
1. Fatjon Duraj PS
2. Pranvera Rizaj PD
3. Sofie Alushaj Bashkë Fitojmë
Devoll
1. Eduard Duro PS
2. Elvis Hajdërlli Bashkë Fitojmë
3. Çlirim Hoxha – i pavarur
Bashkinë Delvinë
1. Ilir Mehmeti Bashkë Fitojmë
2. Besimir Veliu PS
Kavajë
1. Fisnik Qosja Bashkë Fitojmë
2. Redjan Krajli PS
Konispol
1. Fatmir Shero Bashkë Fitojmë
2. Ergest Dule PS
Shijak
1. Elton Arbana PS
2. Rezeart Tusha Bashkë Fitojmë
Tropojë
1. Besnik Dushaj PS
2. Rexhë Byberi Bashkë Fitojmë
Libohovë
1. Leonard Hite PS
2. Adil Xhelili Bashkë Fitojmë
Selenicë
1. Nertil Bellaj PS
2. Leonard Rakipaj Bashkë Fitojmë
Tepelenë
1. Sokol Guga PD
2. Tërmet Peçi PS
3. Baftjar Imeri Bashkë Fitojmë
Dropull
1. Thanas Maneka Bashkë Fitojmë
2. Dhimitraq Toli PS
Dimal
1. Gentjan Meçi Bashkë Fitojmë
2. Dritan Sula PD
3. Juljana Memaj PS
Kuçovë
1. Kreshnik Hajdari PS
2. Lefeter Maliqi Bashkë Fitojmë
3. Iliran Koxhaj PD
Rrogozhinë
1. Edison Memolla PS
2. Shkëlqim Hoxha Bashkë Fitojmë
Përmet
1. Edmond Komino Bashkë Fitojmë
2. Alma Hoxha PS
Belsh
1. Arif Tafani PS
2. Bedri Qypi Bashkë Fitojmë
Roskovec
1. Erdit Hazizaj Bashkë Fitojmë
2. Majlinda Bufi PS
Pukë
1. Rrok Dodaj Bashkë Fitojmë
2. Gjon Gjonaj PS
Mallakastër
1. Agron Kapllanaj PD
2. Qerim Ismailaj PS
3. Resmi Shanaj Bashkë Fitojmë
Gramsh
1. Hasim Çekrezi Bashkë Fitojmë
2. Besjon Ajazi PS
Klos
1. Valbona Kola PS
2. Bedri Hoxha Bashkë Fitojmë
Kolonjë
1. Erion Isai PS
2. Ethem Lumani Bashkë Fitojmë
Kurbin
1. Behar Haxhiu Bashkë Fitojmë
2. Majlinda Cara PS
Librazhd
1. Mariglen Disha PS
2. Shefki Çota Bashkë Fitojmë
Krujë
1. Agron Loka Bashkë Fitojmë
2. Artur Bushi PS
Memaliaj
1. Gjolek Guci PS
2. Albert Malaj Bashkë Fitojmë
Maliq
1. Alfred Gega Bashkë Fitojmë
2. Gëzim Topçiu PS
Divjakë
1. Josif Gorrea PS
2. Aurel Malko Bashkë Fitojmë
Gjirokastër
1. Dorian Lani Bashkë Fitojmë
2. Flamur Golemi PS
Këlcyrë
1. Klement Doni PS
2. Adriatik Spahiu PD
3. Arjan Kasaj Bashkë Fitojmë
Bulqizë
1. Dëfrim Fiku Bashkë Fitojmë
2. Festime Mjeshtri PS
Fushë-Arrëz
1. Fran Tuci PS
2. Hil Curri Bashkë Fitojmë
Skrapar
1. Euglen Mustafallari Bashkë Fitojmë
2. Adriatik Mema PS
Pustec
1. Pandi Jani Bashkë Fitojmë
2. Pali Kolevski PS
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithashtu miratoi edhe numrin e fletëve të votimit që do të përdoren në 14 Maj dhe që do të jenë mbi 3.3 milionë.