Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor për sterilizimin dhe check up në shëndetësi.

Mbledhja nisi me debate mes kryetares së opozitës, Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.

Vokshi tha se këto dy komisione janë abuzive, ndërsa Ndreca kërkoi që mos të bëhen deklarata partiake por të zbatohet Kushtetua, pasi janë mbledhur për të hetuar dhe s’mund të dalin në konkluzione pa mbaruar punën.

Replikat:

Vokshi: Shihet si një mjet për të nxjerr në pah situatën ku ndodhet sektori shëndetësisë.

Situata sipas denoncimeve është e rënduar me mungesa në barna, kura, pa mundësi për të bërë dhe analiza e ndërhyrje kirurgjikale në disa raste. Shqiptarët paguajnë rreth 60% të shërbimit shëndetësor nga xhepi.

Po i them se shqiptarët nuk po e marrin më shërbimin shëndetësor në publik, nuk mundet ta marrin për shkak të 4 koncesioneve që janë dhënë dhe janë kthyer në gropa të zeza. Arrijnë vlerën 200 mln euro, nëse i referohemi dy kontratave të firmosura.

Ndreca: Të ikim ne dhe vazhdoni konferencën. Të ikim ne

Vokshi: Të lutem mbylle. Nëse do ta nisni kështu…

Ndreca: A jemi mbledhur për të konstituar.

Vokshi: Po shpjegoj për publikun ca është ky komision, pse është mbledhur dhe çfarë të trajtojë. Mos u shqetësoni

Ndreca: Nuk shqetësohem, t’i mund ta bësh çdo herë.

Vokshi: Mos më ndërhyni pa filluar mirë komisioni. Po informoj ca është dhe do kaloj direkt te rendi i ditës.

Vlera e dy koncesioneve kalon 200 mln euro. Si nga check up dhe sterilizimi, nga gjithë qytetarët, ekspertët është dëshmuar se kanë qenë të panevojshme dhe abuzuese. Është korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë. Uroj të mos bëheni mburojë e këtij korrupsioni dhe të përdorini kartonët tuaj kundër interesit publik.

Ndreca: Referuar deklaratave del e qartë që ju keni paragjykuar veprimtarinë, nëse ju vijoni më tutje të konkludoni pa filluar puna e komisionit, keni fyer parim kushtetues mos paragjykimin e një çështje që është arsyeja përse ne jemi ngritur për te hetuar.

Nëse vijojmë me deklarata partiake ndërkohë që ne jemi këtu për të kryer një proces të rregull ligjor, e kemi nisur me këmbë jo të ndarë. Ju lutem respektoni parimet kushtetuese.