Gazetari Nikoll Lesi, ka folur në Euronews Albania mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndaj të cilave PD deri tani nuk do të njohë rezultatet aktuale me pretendimin se këto zgjedhje nuk kanë pasur starndarte.

Lesi thekson se sa i përket Sali Berishës, ai nuk ka lënë hapësira të nënkuptohet një dorëheqje nga ana e atij.

Nga ana tjetër, për Gazmend Bardhi tha se ka pësuar një humbje të madhe në Fier, ku sipas tij nuk do ketë mundësi të ketë një ringritje të tij.

“Grupi i Bardhit do fillojnë të kërkojnë një lider të ri në PD. Kur doktori nënvizoi se ai nisi dhe ai do e bitisi, la të kuptojë se po ai do ta përfundojë rrëzimin e Edi Ramës. Në këtë mes nuk la të nënkuptohet fare për dorëheqje kryetari i Partisë. Gaz Bardhi është plagosur rëndë në Fier sepse ka humbur 12 me 3 mandate, një shkatërrim total i Gazmend Bardhit ky.

Gazi që ishte një nga kundërshtarët që mund të ishte lider i grupit antiberishë, u godit dhe nuk do të ketë mundësi që të ngrihet.

Berisha nuk ka për të dhënë dorëheqje dhe nuk ka njeri kurajo të dali më. Do mundohen të kërkojnë një zgjidhje, por Berisha do mbetet prap një lider i PD-së.  Kjo është një taktikë e Berishës për të shfryrë urrejtjen dhe mllefin e demokratëve brenda kampit të PD-së që të mos i ngrenë kërkesë për dorëheqje”, tha Lesi.