Prej mesditës, në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca paraprake për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Himarës, në akuzë për blerje votash.

Gjykata pritet të vendosë sot nëse do e kalojë për gjykim çështjen, nëse do i kërkojë SPAK të thellojë hetimet apo nëse do e pushojë.

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftur në studion e emisionit “Përballje” në Report Tv, ku u trajtua tema “Fredi Beleri çështje drejtësie apo politike?”

Avokati tha se është i bindur se kemi të bëjmë me një çështje penale.

“Do të dënohet patjetër. Është kapur në flagrancë. Nga flagranca nuk ka shpëtim askush me shitblerje votesh. Ka fituar me 20 vota. Është një njeri i rrezikshëm me veprimtari antishqipare të tmerrshme.

Lëri të paguarit që lëshojnë grekët poshtë e përpjetë. Ka blerë vota. Si mund të jetë kryetar bashkie ai. Vetëm injorantët e konsiderojnë kryetar bashkie. Ka marrë fund kjo”, tha Ngjela.

Ndër të tjera, Ngjela shton: Edhe presidenti po të kapet në krim hyn në burg. Është kapur në krim. Çdo njeri që bën krim do të futet në burg.