Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Shkodrës paraditen e kësaj të hëne, ku një person është gjetur i vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë në lagjen ‘Mark Lula’.

Sipas informacioneve një djalë ka qëlluar me armë zjarri të dashurën duke e plagosur rëndë.

Ndërkohë që më pas i riu ka qëlluar dhe veten me plumb në kokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Vrasja ka ndodhur brenda një makine pranë një lulishteje në vendin e quajtur Fusha e Drruve, në një bllok banimi në hyrje të qytetit të Shkodrës.

“Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.

Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.