Izraelitët tani përballen me atë që kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve pas “shiut” të sulmeve raketore iraniane në 24 orët e fundit. Kupola antiajrore e vendit mund të ketë kapur disa nga këto raketa, por disa prej tyre depërtuan në mbrojtjen ajrore dhe goditën zemrën e dy qyteteve kryesore të Izraelit. Tel Avivin dhe Jerusalemin.

Imazhet që dalin në dritë nga Izraeli, të cilat tregojnë ekipet e shpëtimit që punojnë në rrënoja, sjellin në mendje imazhe të ngjashme nga Gaza e rrafshuar. Vetëm se këtë herë nuk janë palestinezët ata që po kërkojnë në rrënoja për të vdekurit dhe të plagosurit, por izraelitët./kohajuaj