Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom, kundërshtoi të hënën vendimin për të dërguar qindra marins në Los Angeles për të mbrojtur punonjësit federalë dhe ndërtesat federale, duke thënë se kjo plotëson vetëm “fantazinë e çoroditur të presidentit diktatorial” – republikanit Donald Trump.
“Marinsat amerikanë kanë shërbyer me nder në shumë luftëra për të mbrojtur demokracinë. Ata janë heronj”, komentoi Newsom nëpërmjet X. “Ata nuk duhej të ishin vendosur në tokën amerikane, përballë bashkatdhetarëve të tyre, për të kënaqur fantazinë e çoroditur të një presidenti diktatorial. Kjo është jo-amerikane”, shtoi guvernatori./ kohajuaj