Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë.
Von der Leyen zhvilloi një takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në orën 17:30, Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët.
Vizita e saj në Shqipëri është në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet ditën e nesërme, ku liderët botërorë do të mblidhen te Piramida.