Sipas një studimi më të ri, të publikuar në Sleep Medicine, postimi në media sociale ose platforma interaktive ndërsa jemi tashmë të shtrirë në shtrat me qëllimin për të rënë në gjumë mund të vonojë gjumin tonë deri në tre orë.
Pse mund të jetë kjo? Studiuesit besojnë se pritjet e pëlqimeve dhe komenteve shkaktojnë një nxitim adrenalinën, që bllokon hormonet e gjumit.
Përveç kësaj, ekspozimi ndaj dritës blu nga celularët tanë njihet gjithashtu se prish ciklin e gjumit, duke ndikuar në ritmin cirkadian.