Eleni dhe Ornela Vangjeli, përkatësisht 74 dhe 54-vjeç, u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Korçë këtë të enjte. sipas policisë, ato kanë vdekur për shkaqe natyrore, pasi nuk ka shenja dhunë, megjithatë kjo mbetet për tu verifikuar nga mjekësia ligjore.
kontakti i fundit me dy gratë, ka qenë një fqinje e tyre Dhorkë Lulani e cila ka thënë se me vajzën, Ornelën, kishte komunikuar për herë të fundit të shtunën. Ajo e kishte telefonuar për t’i kërkuar që të shikonte nëse e kishte mbyllur derën e banesës apo jo.
Pas kësaj bisede fqinja tha se ka shkuar edhe herë tjetër te dera e banesës ku dy gratë u gjendën të vdekura, por askush nuk e kishte hapur.
Fqinja tha se ditën e sotme, djali dhe vëllai i viktimave erdhi nga Greqia e pasi tentoi të hapte derën pa pasur rezultat thirri zjarrfikësen.
“Me Ornelën kam komunikuar të shtunën, ajo më tha që kishte shtruar nënën e saj në spital sepse kishte vështirësi në frymëmarrje. Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur.
Unë shkova kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur. Gjatë këtyre ditëve kur kam dalë nga shtëpia kam trokitur tek dera e Ornelës, por nuk më është përgjigjur njeri edhe pse kur kam parë derën nga afër më është dukur sikur brenda kishte çelës.
U shqetësova sepse me Ornelën nuk po kontaktoja më. Ornela ishte edukatorr në Vithkuq,dje dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata por dera nuk u hap. Unë mora në tel edhe mbesën e tyre por as ajo nuk dinte gjë. Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën por dera ishte e mbyllur nga brenda. Më pas me ndihmën e zjarrfikëses dhe policisë dera u hap por i gjetën të pajeta”-ka thënë fqinja.