Gjashtë persona raportohet se kanë vdekur pasi një nëndetëse turistike u mbyt në brigjet e Egjiptit .
Nëntë të tjerë janë lënduar, katër prej të cilëve janë në gjendje kritike, sipas raporteve lokale.
Nëndetësja turistike, e quajtur Sindbad, mbante 44 pasagjerë në momentin e fundosjes të enjten teksa lundronte në brigjet e Hurghada.
Shërbimet e shpëtimit deri më tani kanë arritur të shpëtojnë 29 persona, raporton gazeta egjiptiane Al Masry Al Youm.
Drejtoria e Sigurisë së Detit të Kuq ka marrë një raport për fundosjen e nëndetëses turistike pranë portit përballë marinës së një “hoteli të famshëm” që ende nuk është përmendur në mediat lokale.
Burime konfirmuan për gazetën se autoritetet janë vënë në gatishmëri të lartë pas ngjarjes.
Rreth 21 autoambulanca janë nisur në vendngjarje dhe po transportojnë të plagosurit në spitalet lokale për shkak të gjendjes së rëndë.
44 pasagjerët e “nacionaliteteve të ndryshme” kishin dalë në det për të parë shkëmbinjtë koralorë dhe peshqit tropikal të Egjiptit përpara se anija, e cila thuhet se mund të zhytet në thellësi deri në 72 këmbë, të fundosej./kohajuaj