Mbledhja e radhës së Konferencës së Kryetarëve do të mbahet këtë pasdite në orën 16:00, e cila pritet të finalizojë dakordësinë e arritur mes PS dhe Rithemelimit.
Konferenca e kryetarëve ishte caktuar më 13 mars, 1 ditë pasi u dakordësuan parimisht për 2 komision hetimore, – për koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave dhe ngritjen e një nënkomisioni për Reformat, por u shty pasi palët nuk arritën t’i vënë vulën marrëveshjes.
Atë ditë Konferenca e Kryetarëve u shty me kërkesë të të gjitha palëve, ndërsa Gazment Bardhi sqaroi në mbledhje deputetët e tij se puna kishte ngecur te përcaktimi i objekteve të komisioneve dhe mënyra sesi do të ngrihet nënkomisioni për Reformat ndërsa para mediave nuk fshehu dilemën se negociatat edhe mund të dështojnë.Në konferencë pritet të diskutohet edhe kuadri ligjor i nënkomisionit ‘Për Reformat’.