Monika Kryemadhi, e cila është nën masë sigurie ‘detyrim me paraqitje’ për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë ka çuditur me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale së fundmi.

Kryemadhi ka shpërndarë një këngë të këngëtares Kanita në Instagram, ndësa krahas shkruan: Si munde ti…
Si më ke vra, në shpirt më ke vra…
Si munde ti…
Sikur kristal, në copa m’ke nda…”.

Vallë ky është një mesazh për bashkëshortin e saj me të cilin është në proces divorci Ilir Meta, ndërsa ky i fundit ndodhet në burg?!

Kujtojmë se Ilir Meta është në burg për të njëjtat akuza si Kryemadhi, korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë.