Pas rikthimit në punë nga pushimet kryeministri Edi Rama ditën e hënë ka zhvilluar takime si me anëtarët e kabinetit, gjithashtu edhe me përfaqësuesit e PS në Kuvend.

Ndërkohë, sot në Kryeministri janë parë duke hyrë ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete.

Rama pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së, që zakonisht e thirr në ditët e fundit të gushtit, për të shpallur qeverinë e re.