Arrestohet Ramazan Rraja. Ai ishte në kërkim me urdhër të SPAK dhe vendim gjykate për atentatin ndaj ish- prokurorit, Arjan Ndoj.

SPAK pretendon se Ramazan Rraja, kushëriri i tij Redjan Rraja dhe persona të tjerë në qytetin e Durrësit, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në atentatin e datës 1 nëntor 2019 në zonën e Sukthit, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe të plagosur rëndë Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Abc News mëson se Raja sapo ishte kthyer nga Dubai. SPAK ka mundur të sigurojë informacione se ai ka mbërritur në Shqipëri, e ka mbajtur nën vëzhgim dhe më pas është vënë në pranga.

Mësohet se ai është kapur tek Ura e Gjolës ku ka qenë vetëm në një cep të rrugës. Sipas burimeve, dyshohet se ka qenë duke pritur ndonjë njeri tjetër. Në atë moment është ndërhyrë nga policia për arrestim. Më herët janë arrestuar edhe Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani, e Juljan Pjetri.

Ndërkohë Plarent Dervishaj, Julian Mece dhe Dritan Shkëmbi, janë ende të shpallur në kërkim si organizatorë të atentatit.