Është arrestuar në Kukës Kalosh Peposhi, i cili u shpall në kërkim me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion në zgjedhje.

Burime bëjnë me dije vijojnë kërkimet nga policia e Kukësit për Gazmend Peposhin.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Femri ne kerkim nga spak dhe policia si i akuzuar per korrupsion ne zgjedhje arrestohet nje person ne kukes%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Kukës, në bashkëpunim me SPAK, kanë kryer kontroll në banesat e tyre.

Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK, po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.

Njoftimi i policisë

Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.