Deputeti i Rithemelimit Edmond Spaho ka treguar se nuk do të tërhiqen nga skenaret e tyre për të krijuar kaos në Kuvend teksa ka komentuar situatën e krijuar sot jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.
Ai tha në studion e News24 se janë në të drejtën e tyre teksa kërkojnë ngritjen e Komisioneve. Sipas tij, kur vendi shkon drejt diktaturës, atëherë edhe radikalizimet janë legjitime.
“Tentova të hyj online në Komisionin e Ekonomisë, por nuk munda. Ndoshta nuk kanë dëshirë që ne të jemi pjesë e debatit atje. Kërkesat tona janë të thjeshta dhe legjitime, kërkojmë ngritjen e komisioneve.
Kur vendi shkon drejt dikaturtës, edhe radikalizimet janë legjitime. Greva e urisë është një nga mënyra për t’i bërë ballë kësaj diktature.
Do të thërresim protesta, do të hyjmë edhe në grevë urie në mënyrë që të kërkojmë të drejtat tona. Ne do të vazhdojmë”, u shpreh ai.