Maturantët iu nënshtruan ditën e sotme provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, teksa më herët është zhvilluar dhe ai i gjuhës angleze. Provimi i radhës është ai i matematikës me 13 Qershor dhe më pas provimi i lëndës me zgjedhje, 6 ditë më vonë.

Këtë vit janë gjithsej 30 mijë maturantë që po i nështrohen provimeve të Maturës Shtetërore, një numër ky shumë herë më i vogël në krahasim me 5 vitet e fundit.

Në vitin 2018, janë testuar rreth 37 mijë maturantë. Një vitë më pas në 2019 ky numër është ulur në 35 mijë e 400 maturantë.

Në vitin 2020 numri i maturantëve që i janë nënshtruar provimeve të maturës ka qenë 33 mijë, që tregon sërish rënie në krahasim me vitin paraardhës.

Në 2021, 34 mijë maturantë kanë kryer provimet e maturës, ndërsa në vitin 2022 ka pasur 1 mijë maturantë më pak.

Ndërsa këtë vit ky numër ka rënë edhe më shumë duke shkuar në 30 mijë maturantë me rreth 3 mijë më pak se një vit më parë.

Dy faktorët kryesor që kanë ndikuar në uljen e numrit të maturantëve janë rënia e numrit të lindjeve dhe largimet masive nga vendi.