Kryeministri Edi Rama ka dërguar pasditen e kësaj të mërkure në Presidencë emrat e ministrave të rinj për t’i dekretuar.
Dekretimi nga presidenti Bajram Begaj pritet të ndodhë të premten kur ai kthehet nga vizita në Kazakistan.
Nuk përjashtohet mundësia e betimit të ministrave të rinj po të premten.
Në Asamblenë e Partisë Socialiste, më 4 shtator, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama njoftoi emrat e rinj për drejtimin e disa ministrive.
Emrat e propozuar:
Ministër i Financave – Ervin Mete
Ministër për punët e Jashtme -Igli Hasani
Ministre e Arsimit- Ogerta Manastirliu
Ministre e Bujqësisë -Anila Denaj
Ministre e Shëndetësisë- Albana Korçiu
Ministre Shteti për Sipërmarrjen- Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Pushtetin Vendor – Arbjan Mazniku.