Virusi i Covid-19 ka shkaktuar mutacione gjenetike tek njerëzit çka ka sjellë rritje të sëmundshmërisë dhe për pasojë shtim të ndërhyrjeve kirugjikale që kryhen tek pacientët.
Këtë e shprehin mjekë të njohur, bazuar në studime ndërkombëtare
“Nuk do të harrojmë që jemi në një periudhë pas Covid dhe ka shumë ndryshime gjenetike të cilat do ti shikojmë edhe ndër vite. Në shumë raste pacientë që mund të kenë qenë të shëndetshëm pas një sëmundje Covid-i kanë pasur ndryshime mutacione gjenetike që mund të manifestohen me sëmundje, rritje të sëmumdshmërisë kirugjikale.
Bazoheni në studime profesor? Tashmë në studime internacionale. Ne jemi në fazat e para pasi grupet e studiuesve tanë në terren apo klinika përkatëse, po të vini re në këtë event ne kemi shumë lektorë të cilët kanë referenca për komplikacionet pas Covid-it”- tha mjeku kirurg Agron Dogjani.
Mjekët referojnë se ka rritje të sëmundshëmrisë dhe ndërhyrjeve kirurgjikale edhe prej rritjes së jetëgjatësisë apo diagnostimit për shkak të zhvillimit të teknologjisë. Në vend të parë janë ndërhyrjet në onkologji. Por mjekët theksojnë se krahas aparaturave me të cilat paisen spitale duhet të ndryshojnë edhe protokollet mjekësore pasi kanë mbetur shumë mbrapa.
“Protokollet janë por problemi është që të shtrihen të updetohen. Në mjafton ti updetojmë jo të mbesin në letër. Shumica e lektorëve janë internacionale dhe shumicae tyre bëjnë share me kolegët tanë dhe rezultate janë të krahsueshme me jashtë. Protokolli të shkojë paralel me teknologjinë. Ne tashme në spitale kemi pasinë tashme. Protokollet është tjetër problem. Nuk duhet të mbesin thjesht në letër”- u shpreh Dogjani.
Me pjesëmarrjen e mjekëve kirurgë në të gjitha fushat u zhvillua konferenca e 30 e traumës dhe urgjencave mjekësore.