Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është marrë vendimi për të liruar nga detyra e inspektorit të Përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit, Suela Bedenin.
Në vend të saj qeveria ka emëruar Blend Çobanin si inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Vendimi
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Suela Bedeni, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Blend Çobani emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.