Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë marrë disa vendime, për lirime dhe emërime në detyrë në rang zv.ministrash.
Kështu me vendim të Këshillit të Ministrave Sokol Duma është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Po ashtu Adela Xhemali është liruar nga detyra e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Financave.
Ndërkohë Olta Manjani lirohet nga detyra e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ndërsa Vasilika Vjero është liruar nga posti i zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Financave.
Ndërkohë Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.