Ndeshjet e ditës së sotme në Premier Ligë do të ndërpriten për një kohë të shkurtër për lojtarët myslimanë që janë duke agjëruar Ramazanin.
Nëse klubet kërkojnë një ndërprerje të tillë përpara ndeshjes, gjyqtari do të sinjalizojë për një pushim të shkurtër, duke lejuar lojtarët myslimanë të hanë dhe të pinë në fushë.
Ndeshja e Evertonit kundër Tottenhamit u ndërpre në minutën e 26-të për të lejuar lojtarët që kishin agjëruar gjatë ditës të merrnin suplemente energjie.
Tre lojtarë myslimanë ishin në aksion për skuadrën e Sean Dyche në “Goodison Park”.
Ekipet dhe zyrtarët e ndeshjes do të diskutojnë paraprakisht nëse kërkohet një pauzë dhe do të bihet dakord përkohën e pauzës.