Ish kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.

Berlusconi vdiq në spitalin San Raffaele në Milano.

Berlusconi ishte shtuar prej disa javës në spital, dhe u kthye sërish në San Raffaele të premten e kaluar, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.

Ai konsiderohet një ndër politikanët më të rëndësishëm Italian të dekoadave të fundit, ndërkohë që karriera e tij ka qenë e shoqëruar edhe me skandale të shumta.

Berlusconi për shumë kohë ka qenë edhe president i klubit të njohur të futbollit, Milanit.