Shtetet e Bashkuara mund të marrin një rol udhëheqës në mbikëqyrjen e një zone neutrale midis Ukrainës dhe Rusisë nëse dhe kur të arrihet një marrëveshje paqeje, raportoi sot rrjeti amerikan NBC News.
Zona neutrale, e cila synon të mbrojë Ukrainën nga sulme të mëtejshme ruse, do të ishte një zonë e gjerë e çmilitarizuar dhe mund të sigurohej gjithashtu nga ushtarë nga një ose më shumë vende jo-anëtare të NATO-s, si Arabia Saudite ose Bangladeshi, sipas informacionit të raportuar nga rrjeti amerikan i lajmeve, duke cituar katër burime me njohuri për çështjen.
Megjithatë, veçmas, NBC News raportoi se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket gjithnjë e më pesimist në lidhje me perspektivën e arritjes së një fundi të konfliktit nëpërmjet ndërmjetësimit të tij së shpejti ose të një takimi kokë më kokë midis presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës.
Reuters nuk ishte në gjendje ta konfirmonte në mënyrë të pavarur informacionin. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga Reuters pas orarit të punës./