Uanda Nara ishte e ftuar në emisionin “Belve” ku ka zbuluar shumë gjëra interesante për jetën e saj.

Ajo është pyetur edhe për raportet që ka patur me legjendën e Argjentinës, Diego Armando Maradonën.

“Nuk kam qenë asnjëherë në shtrat me të.

Është e vërtetë që njëherë përfundova në të njëjtën shtëpi ku organizoheshin festa dhe e kuptova që një gjë e tillë do të më kishte bërë të famshme, por nuk arrita as të flisja me të”, deklaroi Uanda.