Në letër një ndeshje e lehtë, por transferta me Monzën rezultoi krej e kundërt për Interin, i cili regjistron barazimin e dytë në Serinë A. Të besuarit e Simone Inzaghit nuk shkuan më shumë se një 1-1, ndërsa për disa minuta e panë veten në disavantazh. Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytin, Da Mota kaloi në avantazh vendësit. Kur u duk se Monza do të merrte fitoren, mbrojtësi holandez Dumfries riktheu ekuilibrat, e u dha 1 pikë zikaltërve.
- Napoli mori kryesimin e kampionatit italian të dielën, pasi i dha një shuplakë të fortë Cagliarit në transfertë. Di Lorenzo, Kvaratskhelia, Lukaku e Buongironi ishin autorët e golave për skuadrën e Contes e cila numëron 3 fitore radhazi. Më herët Atalanta triufmoi ndaj Fiorentinës, ndërsa Roma barazoi me Genoan në transfertë.
Kryeqytetasit ishin pranë fitores minimale pas golit të Dovbyk, por në të 96-ën De Winter solli barazimin, me shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fund. Java e ardhshme premton ndeshje spektakolare si derbi i Madoninës Inter-Milan apo Juventus-Napoli.