Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Myslym Murrizi, është shprehur se presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, i vodhën zgjedhjet në vitin 2020.

Komentet Murrizi i bëri në A2 CNN, ku tha se SHBA-të gjatë dekadës së fundit kishin rrëshkitur në një lloj komunizmi të kamufluar.

Ai tha gjithashtu se nuk është si shumë politikanë të tjerë, të cilët vendosin kapelen apo shallin me emrin e kandidatit fitues të zgjedhjeve, me qëllim se ai do të kujtohet dhe do të zgjidhë problemet e tyre.

“Kam qenë tifoz i Trump edhe kur i vodhën zgjedhjet në 2020. Unë nuk shkoj si hipokrit, si disa, që shkojnë e vënë kapele e shall në qafë të kandidatit që fiton, me synimin se të nesërmen që do gdhihet ai do pyesi sesi i ka punët Luli, Gaz Bardhi, Rama, Damiani, etj.

Presidenti i SHBA-ve i hyn në punë amerikanëve, të cilët reaguan me votë dhe frenuan rrëshkitjen në komunizëm të vetë shoqërisë amerikane.

Standartet demokratike që nga administrate Obama e deri te Kamala, sepse Biden as që e ka ditur që ka qenë President, kishte rrëshkitur në një komunizëm të kamufluar.

Fitorja e Trump është një përcaktim i qartë i ndarjes së botës siç e ka bërë krijuesi. U ndalua prishja e botës, familjes dhe shoqërisë nga ky ish komunist i dalë në emrin Sorros”, tha Murrizi.