Myslim Murrizi ka reaguar për debatin mbi godinën e News 24, e cila është rimarrë nga shteti.

Murrizi shkruan se këta që “qajnë” sot për lirinë e medias, nuk kanë reaguar për fatin e mijëra shqiptarëve hallexhinj, kur janë përballur me shtetin.

“Ngaqe dje ne Tirane nuk rrihej nga vapa 40 gradë dhe nga qurravitjet e hipokriteve 100 grade, u detyrova te iki ne Theth pas “qetesisë” qe u vendos ketu me ardhjen e prof dr nga USA.

Në majën e Qaf Thores rreth 1700 metra mbi Gjirin e Lalzit dhe resorted e pronarëve të mediave në Golem e Palasë, Drimadhë e Dhërmi.

Të kishit “qarë” kaq shumë për mijëra shtëpi të prishura të fukarejve nga viti 2013, për qindra të burgosur se nuk paguanin dot faturën e elektrikut apo ndërtonin çatinë e shtëpisë, për qindra të tjerë në burg për një cigare hashash kur Shqipëria u mboll hashash me VKM, Rama do kishte shkuar në PS qysh në 2017.

Çdo arrogance e shtetit ndaj çdo qytetari eshte maskarallik, ndaj çdo media eshte qelbesirllik, ndaj lirisë se fjales eshte dhune e diktature, por ne Shqiperi mdiat jane biznes dhe çdo biznes duhet te ushtrohet ne pronat private e jo disa ne pronat e shtetit e te tjeret paguajne qimet e kokes qira.

Nga ndryshojne investitoret mender strategjik qe marrin falas pronat e shqiptareve per te ndertuar resorte private per fitime marramendese nga pronaret e ketyre mediave qe kane mare godinat shteterore per biznes-mediat private e qe nga “lufta” qe i bejne Qeverive marin leje, tendera, kontrata e favore per t’u lepirë me pushtetin e radhes?????

Tani a mund të ma shpjegojë ndonjë qarës apo qurash hipokrit se Neës 24 i është hequr licensa si TV apo i ka mbaruar “kontrata e qirasë” së Qeverisë për godinën?

Po Eni Vasili që sot është e dërguara e Neës 24 në krye të TVSH-së, çfarë mendon për këtë “sulm”?

Apo kjo ka porosity sulmin që të mos ketë rivalë?”, shkruan Murrizi.