Myrto Uzuni sapo mbylli sezonin me ekipin e Granada dhe e ndihmoi ekipin e tij që të riktheheshin në elitën e futbollit spanjoll. Padyshim Uzuni ishte një nga më të mirët e ekipit të tij.
Bomberi shqiptar shënoi plot 23 gola dhe asistoi në 5 raste për shokët e ekipit. Statistika mjaft të mira duke parë vështirësinë e kampionatit. Mesa duket kjo performancë fantastike e Uzunit nuk ka kaluar pa u vënë re nga ekipet elitare në Spanjë.
Bëhet me dije se ekipi i Sevillas është një nga skuadrat që po vëzhgon situatën e lojtarit shqiptar. Ata e shohin Uzunin si përforcimi ideal për repartin e sulmit. Ky operacion mund t’i kushtojë Sevillas rreth 20 milionë euro, para që nuk janë problem për buxhetin e klubit. Pritet që ditët në vijim të qartësohet edhe situata e Uzunit në klubin e Granadas.