Deputeti i LDK, Lutfi Haziri komentoi situatën politike në Kosovë dhe ngërcin e krijuar në formimin e Kuvendit të ri.

Haziri tha në ‘abc news’ se mungesa e qeverisë është dështim i Kurtit dhe se LDK ka propozuar qeverinë kalimtare deri për zgjedhjet e ardhshme pranverore.

Haziri tha më tej se LDK ka qenë forca kryesore e cila ka afruar partitë e tjera dhe ka bërë të vlefshëm pjesëmarrjen e tyre politike.

“Kriza që në Kosovë po zgjerohet dhe nuk po i gjendet fundi. Grumbullimi i deputetëve pa një marrëveshje politike është e pamundur.

Që nga 9 shkurti askush nuk po pengon partinë e parë që të ndërtojë qeverinë dhe konstituimi, zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit nuk mund të trajtohet proceduriale.

LDK ka marrë një pozicion dhe kemi propozuar një qeveri kalimtare që do sillte një format qeverisës të përkohshmëm me një axhendë të besueshme për të programuar zgjedhjet në mars të vitit të ardhshëm.

LDK ka qenë forca kryesore, ne kemi afruar forcat politike, kemi ndarë pushtet me të gjithë dhe kemi bërë të vlefshëm pjesëmarrjen e partive politike.

Kurti nuk bën kompromise por ndërron modalitete, ai nuk po ndryshon qëllimin e tij në këtë fazë që është Kosova”, tha ai.