Agjencia amerikane e luftës kundër narkotikëve, e njohur si DEA kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve shqiptarë që të denoncojnë personat që kanë lidhje me këtë trafik, apo rastet kur kontigjentët e krimit pastrojnë paratë e drogës.
Një bashkëpunim i parë i këtij lloji qe u njoftua përmes Ambasadës Amerikane në Tiranë, e cila bëri publike numrin dhe emailin e DEA-s. Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj i’u drejtua zyrës së kësaj agjencie në Washington për të mësuar më shumë mbi këtë linjë që ka si synim luftën kundër trafiqeve. Pyetjes nëse vendi yne është i pari mbi të cilin aplikohet kjo skemë, DEA u përgjigj se kjo metodologji përdoret edhe në SHBA.
DEA përdor linja sinjalizimi në të gjithë botën, përfshi në Shtetet e Bashkuara për të nxitur qytetarët që të raportojnë çështje të narkotikëve dhe veprimtari të lidhura me to.
Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me qytetarët eshte konsideruar nga skeptiket si anashkalim i policisë dhe sistemit të drejtësisë. Kjo për faktin se shpesh herë drejtues apo efektivë të policisë së shtetit kanë rezultuar si të përfshirë me grupet kriminale të trafikut të drogës dhe kanë dekonspiruar operacionet e ndërkombëtarëve. Por DEA-s vlerëson rolin e SPAK dhe agjencive ligjzbatuese në Shqipëri duke theksuar se kjo linjë e re për sinjalizimin e kontingjentit të krimit është një aset në luftën e përbashkët kundër drogës.
DEA punon ngushtë me agjencitë ligjzbatuese shqiptare dhe SPAK për të luftuar trafikun e drogës dhe veprimtari të pastrimit të parave të organizatave kriminale ndërkombëtare, që operojnë këtu, me theks te hetimet që ndikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara. DEA punon në partneritet me autoritetet pritëse shqiptare për të çmontuar rrjete të trafikut të drogës dhe për të kryer hetime dypalëshe.
Në sqarimin e agjensise amerikaneve kunder narkotikeve dhene per vizion plus theksohet gjithashtu se partneriteti i forte Shqipëri-SHBA.
Lufta kundër trafikimit të drogës është një betejë e vazhdueshme, që kërkon partneritete dhe vigjilencë të fortë. Tani që personeli i DEA-s punon në Shqipëri përkrah kolegëve të tyre të ligjzbatimit prej verës së kaluar, linja e sinjalizimit është një mjet tjetër, që iu jep qytetarëve shqiptarë më shumë kontroll mbi të ardhmen e vendit të tyre, duke ofruar një metodë për të raportuar drejtpërdrejt te DEA veprimtari kriminale të lidhura me trafikimin e drogës.
DEA ka realizuar dhe mbikëqyrur disa operacione të rëndësishme kundër trafikut të drogës në Shqipëri dhe në rajon. Një nga këto rastet ishte operacioni në Fier ku u gjetën mbi 400 kg kokainë dhe në pranga ra ish-kryetari i komunës Frakull Viktor Çervanaku dhe djali i tij.