Pasditen e sotme, një stuhi e fortë ka goditur një pjesë të konsiderueshme të vendit, duke shkaktuar probleme të shumta edhe në qytetin e Vlorës.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=122&loc=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2Fvlora shqiperia%2F2227893%2Fmoti i keq mberrin edhe ne jug te vendit bllokohet rruga ne vlore pas rrezimit te pemes%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.botasot

Shiu dhe era e fuqishme kanë krijuar vështirësi të mëdha, sidomos në zonat rurale dhe ato afër pyjeve.

Sipas raportimeve të fundit, një pishë e madhe ka rënë në pyllin e Sodës, duke bllokuar njërin sens të një rruge kryesore.

Fatmirësisht, rrëzimi i pishës ka ndodhur në një moment kur trafiku ishte i lehtë, duke shmangur kështu ndonjë aksident të mundshëm.

Shërbimet zjarrfikëse, janë angazhuar menjëherë për të pastruar rrugën. Ata kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur operacionin për të hequr pemën nga rruga, duke e prerë atë në pjesë për të mundësuar rikthimin e qarkullimit normal.