Nga Elvis Çela/ “EPER Center” –

Bashkia e Korçës dhe zona të tjera në juglindje të vendit përballen me temperatura të ulta gjatë

dimrit ku nevoja për ngrohje është e domosdoshme dhe zgjat në kohë, duke marrë një buxhet të

rëndësishëm të ekonomisë familjare në këto zona. Banorët korçarë e kanë zgjidhur ngrohjen duke blerë dru zjarri për muajt e gjatë të dimrit. Johan Marko, përgjegjës në sektorin e pyjeve thotë se janë mbi 75 % e familjeve të bashkisë Korçë që përdorin ngrohjen me lëndë drusore. “Nga rreth 40 mijë banorë të Korçës, 75% e tyre përdorin lëndët drusore dhe nevoja për plotësimin total me dru zjarri për këto familje është rreth 150 mijë metër sterrë”.

Po si sigurohet një sasi kaq e madhe lëndësh drusore? Nga një vëzhgim i dokumenteve të siguruara nga “Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe

Rehabilitim” (EPER Center), del se bashkia Korçë nuk plotëson dot as 10% të nevojave të populates për dru zjarri. Kjo pasi hapësira pyjore që mund të shfrytëzohet në bashkinë Korçë ka mbetur vetëm 2500 hektarë dhe sasia e grumbulluar e druve të zjarrit shkon deri në 10 mijë meter sterrë.

Nnë përgjigje të kërkesës për informacion që “EPER Center” ka dërguar pranë ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, theksohet se “mundësia e shfrytëzimit në bashkinë e Korçës për vitin pyjor 2022-2023 është 2254 metër/kub nga të cilat 1954 metër/kub për dru zjarri. Ndërkohë sasia e miratuar për dru zjarri nga pyjet private është 1204 metër/kub dru zjarri” thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Sasia e shfrytëzuar nga institucioni vendor shkon për institucionet vartëse si kopshte, shkolla apo institucione të tjera.

Korca foto 2

“Asnjëherë nuk ka pasur teprica në sasine e druve, të cilat mund t’i shpërndajmë në popullate. Hera herës ne çojmë dhe më pak dru nga çfarë duhet të çojmë nëpër kopshte e shkolla, pra kursejmë, sepse sasia është tejet e vogël”, – thotë një punonjës i sektorit të furnizimit me lëndën drusore në bashkinë Korçë që nuk dëshiron të identifikohet.

Në bashkinë Korçë zgjidhjen për furnizimin me lëndë drusore për zjarr e kanë dhënë disa subjekte private e megjithatë vetëm dy prej tyre mbajnë peshën kryesore të furnizimit të zonës.

korca foto3

14 subjektet janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe nga një verifikim i dokumentacionit që ata disponojnë, rezulton se lënda drusore që shitet për zjarr kalon tek këto biznese nëpërmjet kompanive të mëdha që importojnë lëndë drusore apo me kontrata koncesionare në bashkitë fqinje si Prrenjasi, Librazhdi, etj para vendosjes së moratoriumit të pyjeve nga Qeveria Shqipëtarë në vitin 2016. Gjithashtu subjekte të caktuara nëpërmjet kontraktimit nga ana e bashkisë Korcë sigurojnë sasi të materialit drusor nga pastrimi i parcelave pyjore, për të cilat kanë fituar tender nga bashkia Korçë.

Po kështu rezulton se subjekti si Ylli Myteveli dhe Mirela Matraku janë ato biznese që mbajnë  edhe peshën më të madhe të furnizimit të popullatës së Korçës duke mbuluar rreth 80 % të nevojave të tregut. Përqendrimi në dy biznese i tregtimit të lëndës drusore ka krijuar premise për monopolizim të tregut duke diktuar edhe rritjen e çmimit të lëndës drusore. Vetëm gjatë vitit të kaluar rritja e një metërkub lëndë drusore u dyfishua. Kështu nga 3500 lekë metër/kub që ishte në vitin 2021 u bë në 7000 lekë metër/kub lëndë drusore.

korca foto 4

Kjo rritje drastike e çmimit mblodhi edhe një takim urgjent të kryesuar nga prefekti i Korçës  Nertil Jole, kryetarët e bashkive të qarkut. Kryetari i bashkisë Korçës Sotiraq Filo gjatë këtij takimi propozoi ngritjen e një bordi për fiksimin e çmimit të lëndës drusore në nivel kombëtar.“Duhet një bord si ai I naftës, që të fiksohet çmimi I druve nga lart dhe ne te mos kemi më probleme të tilla. Kontrolli duhet të jetë nga lart e jo nga ne, pasi edhe në qoftë se duam nuk  kemi mundesi ta bëjmë atë”,  – tha Sotiraq Filo për mediat në gusht të vitit të kaluar pa dhënë një alternativë tjetër zgjidhjeje siç do ishte përdorimi i formave të tjera për ngrohje që gjithashtu do të ndotnin më pak zonën e do të kishin një kosto më të reduktuar për familjet korçare. Fakti që një numër kaq i madh banorësh ngrohen me lëndë drusore e ka bërë zonën e Korçës vendin më të ndotur në Shqipëri gjatë dimrit.

Djegia e druve për ngrohje masivisht nga familjarët dhe bizneset ka bërë që bashkia e Korcës të jetë një ndër qytetet me ajrin më të ndotur në Shqipëri gjatë stinës së dimrit. Ky rezultat u konfirmua së fundmi edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM), ku gjatë muajit Janar 2023 të gjithë parametrat e cilësisë së ajrit të monitoruar nga kjo agjenci ishin mbi normën e lejuar të Bashkimit Europian.

korca foto 5

https://m.facebook.com/story.php?

story_fbid=pfbid0279trBAq9w5KWZ9qj7skz9MPDM8vzw8HL8br2JiGXoB2Dv3qfrCKd5QbT3MNsQe4Cl&id=10

0064599405795&mibextid=q5o4bk

https://m.facebook.com/story.php?

story_fbid=pfbid0W2UGaCViGYMvMuNc95n2eeBiqbdfyaTmVPtW5tQzMNmuBaE7Tm7kGupuymQojYDil&id=1

00064599405795&mibextid=q5o4bk

https://m.facebook.com/story.php?

story_fbid=pfbid0qLe1zxp4ZDSyzmyNbeAY7NM4gkABSiZQqNnoxsXeHuAxYRbN4X1USTzvsyQARwsUl&id=1

00064599405795&mibextid=q5o4bk

Banorët e Korçës lëndën drusore e kanë të vetmen alternative ngrohjeje, që pavarësisht dyfishimit të çmimit vazhdon të kushtojë më pak se alternativat e tjera të ngrohjes. Kjo zonë kërkon deri në 6 muaj ngrohje në vit por që në asnjë rast nuk ka pasur politika lehtësuese dhe ndihmuese duke lejuar lulëzimin e monopolit dhe favorizimeve të ndryshme pa ndërhyrje konkrete në ndihmë të popullatës për të përballuar dimrin e gjatë dhe të shtrenjtë./ Koha Juaj.com