Monika Kryemadhi ka bërë dje një autogol. Ajo ka pohuar se është pronare e një kompanie të regjistruar në parajsa fiskale dhe ndërsa kapi pranimin e fajit, ka tentuar menjëherë ta mohojë.
Dy ditë më parë, EuReporter publikoi një shkrim sipas të cilit ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka marrë para nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë. Për këtë u publikuan edhe disa fatura.
Lidhur me këtë çështje, Kryemadhi ishte e ftuar dje në emisionin “Opinion”, ku e cilësoi lajmin si të sajuar dhe të paguar.
Por në mënyrë inkoshiente, Kryemadhi pranoi se është pronare e një kompanie offshore, ndërsa deklaroi fillimisht se shifrat e publikuara ishin qesharake, pasi duket qartë që Kryemadhi është mësuar me shifra të majme.
Dhe më pas vjen dhe autogoli. Kryemadhi deklaroi se do t’i drejtohet SPAK-ut për përdorimin e e të dhënave personale
“Unë do ti drejtohem edhe prokurorisë së Tiranës, SPAK-ut që ta hetojë këtë çështje sepse përdorimi i të dhënave personale të njerëzve pavarësisht, siç jam unë, siç ishte dhe çështja e operacione plastike që thonin që nxirrnin shuma dhe paguheshin në një servis makinash”, tha Kryemadhi.
Por pyetja ndaj Kryemadhit që Blendi Fevziu nuk ia bëri do të ishte: nëse ky është lajm i rremë, atëherë pse Kryemadhi duhet t’i drejtohet SPAK-ut që të hetojë përdorimin e të dhënave personale?!
Në këtë mënyrë, Kryemadhi e pranon se është pronare e një kompanie të regjistruar në parajsa fiskale dhe tashmë ka frikën se të dhëna të tjera do të dalin për aktivitetet e saj financiare të dyshimta.