Deputetja britanike Alicia Kearns, ka reaguar lidhur me deklaratat që presidenti serb Aleksander Vuçiç bëri gjatë intervistës për programin Hard Talk në BBC.

Ndër të tjera Vuçiç foli edhe për Srebrenicën, duke thënë se nuk pajtohet se kush ishte fajtor dhe kush ishte përgjegjës për gjakderdhjet në Ballkan.

“Mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të mbijetuarve. Është një armë që kërkon të lëndojë njerëzit dhe institucionet që kanë dalë nga hiri i luftës”, ka shkruar Kearns në rrjetin social X.

“Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon përmes falsifikimit të historisë”, përfundon Kearns reagimin e saj.