Modelja Jori Delli ka rrëfyer arsyen e ndarjes nga partneri i saj gjatë një bisede me Dea Michelle.
Ajo tregoi se ish i dashuri i saj gjatë periudhës së COVID i kërkonte që të qëndronin 24 orë së bashku dhe donte që të jetonin së bashku, por Jori Delli kishte refuzuar.
Modelja u shpreh se kishte për të studiuar dhe ish-partneri i saj ishte bërë si “psikopat”
“E shikoja pothuajse çdo ditë, e merrja dhe në telefon. Donte gjithë kohës se ishte vetëm. Donte të bashkëjetonte por i thashë jo. Gjatë COVID më stresonte, t’i sma var. Isha normale, sepse po studioja. Ka njerëz në COVID që bëjnë atë gjë, unë kisha për të studiuar.
Ishte bërë psikopat mi, më thoshte ti “s’më do më”. Unë i thosha “më fal, kur nuk ishte Covid, ne takoheshim në të njëjtat orare, këto gjëra bënim”. Donte që të rrija gjithë ditën me atë. Se ai nuk punonte. Jam e çuditshme, një ditë dua të rri 24 orë me atë, një ditë dua të rri vetëm”, tha ajo.