Në mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen MCGonigal, çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë në dispozicion. Detajet të seancës së parashikuar për t’u mbajtur më 2 mars në Kuvend u njoftuan nga kreu i grupit të PS, Taulant Balla.
“Ditën e enjte më 2 mars kemi përcaktuar me vendim të seancës së Kuvendit, mocionin me debat.
Të gjitha grupet parlamentare duhet të përgatiten, po bëjmë përgatitjet tona për të treguar cështje që kanë rëndësi. Besoj të mos gjendemi, me kërkesa të tjera proceduriale.
Cdo deputet do të ketë 10 minuta në dispozicion, sipas kërkesës së depozituar. Kemi një bashkim të disa kërkesave, 24 orë janë mjaftueshëm për këdo. Është opinion publik ai që na gjykon.
Grupi PS mezi pret këtë seancë, për të komunikuar me publikun disa të verteta të mëdha.” u shpreh Balla.