Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se ekipi i kirurgjisë në spitalin “Shefqet Ndroqi” realizoi një operacion tepër kompleks për heqjen e një formacioni cistik dhe më pas riimplantimin e klavikulës me pllakë titani, një ndërhyrje që i riktheu jetesën normale pacientit.

“Mirënjohje për ekipin kirurgjikal: Prof.As. Fatmir Caushi, Dr. Shk. Ilir Skenduli, Dr. Alban Hatibi, Dr. Fahri kokiqi, Dr. Eljana Shima, Inf.Manushaqe Hoxha, Inf. Mirjeta Almeta, Inf. Valbona Bulku”, shkruan ndër të tjera në postim Ministria e Shëndetësisë.

 

Dr. As. Fatmir Çaushi, kirurg torakal pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”, tha se bëhet fjalë për një ndërhyrje me kompleksitet goxha të lartë që për herë të parë bëhet në strukturën e këtij spitali.

“Bëhet fjalë për një tumor infagoit, në fillim ishte në qafë, po pastaj zbriste në një zonë të vështirë anatomike. Ky lokacion njihet nga të gjithë mjekët që ka probleme shumë të mëdha, sepse ka kontakt të ngushtë me arterien suplare dhe aksilare, si dhe venën suplare dhe aksislare në anën e djathtë, ndërkohë ishte shumë afër edhe me preksin brakial”, tha Çaushi.

Sipas kirurgut Çaushi, për të bërë këtë intervent kirurgjikal duhet një brigadë e specializuar me neurokirurgë, kirurg nazologë, etj.