Ne orët e para te mëngjesit të sotëm, në segmente të caktuara të aksit Korçë-Maliq ka pasur mjegull.

Më e dendur ka qenë në segmentin Petrushë-Grabovicë duke sjellë probleme në qarkullim në orët e para të kësaj dite.

Në kushte të tilla, drejtuesit e mjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të ulët edhe për të shmangur aksidentet e mundshme.

Policia bën me dije se gjatë orëve me prani të mjegullës, nuk ka pasur probleme në lëvizjen e mjeteve dhe për rrjedhojë nuk është regjistruar asnjë aksident.