I indinjuar nga mënyra aspak e moralshme e të bërit fushatë elektorale kandidati për kryetar Bashkie i Kuçovës, Lefter Maliqi, ka shpërthyer ndaj kryetarit në detyrë të kësaj Bashkie si dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Në faqen e tij në rrjetin social fcb, Maliqi ka postuar, pak më parë, tekstin e shoqëruar me foton e mëposhtme.
“Mizorë, barbarë të pa Fe! Nuk keni respekt as për Zotin as për Fenë! Turp, skandal! Faqezinj, mekatarë dhe hajdutë! Bëni fushatë në ditë zie e ceremoni mortore! Rrugë elektorale në Tapi, asfalt mbi asfalt dhe rrugë me çakull po në Tapi, duke shfrytëzuar 3 vdekje dhe në Goraj, në një vdekje. Trasparenca zero! Miliona Lekë për 500 të ftuar në Iftar! Luani me Zotin! Luani me të vdekurit o shpirtëzinj dhe gjakpirës të popullit! Përdorni paratë e taksave të qytetarëve për interesa elektorale! “14 Maji” dita e ndëshkimit mbi makutërinë tuaj!”