Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka folur për angazhimin e DEA-s, për të luftuar drogën dhe pastrimin e parave në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij për mediat, pas mbledhjes me qeverinë, Manja tha se e sheh këtë si një shenjë të fortë bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve.
Sipas ministrit është një vullnet për për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“E konsideroj si shenjë besimi të fortë. Bashkëpunimi i deritanishëm i agjencive shqiptare me DEA-n është shenjë e fortë e bashkëpunimit me institucionet tona. Që në ditën e krijimit të SPAK-ut, bashkëpunimi mes prokurorisë, dhe policisë së shtetit me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. Tregon se besimi i këtyre strukturave te ne vjen në rritje. Ka një vullnet serioz të agjencive ligjzbatuese dhe qeverisë shqiptare për të goditur fort korrupsionin dhe krimin e organizuar. Lajmi i gëzuar do jetë ky, që ka një vullnet serioz të qeverisë për të goditur fort korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Manja./ CNA.al