Kjo përshëndetje tipike shqiptare i jepet një miku që po ndahesh mirë më të, ke kaluar një përvojë pozitive dhe mirëpret ta takosh përsëri!

Nuk është as “Lamturmirë”, as “Shporru”, as “Zhduku, këput qafën… “ e shprehje të tjera “ renegate” e mosmirënjohëse të  zhargonit shqiptar.

Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e 51 – vjeçarit brazilian , ish- lojtar i klubeve të famshme, që nisin me “Crinthians”, “Arsenal”, “Celta”, “Barcelona”, “Manchester City’, dhe me pak aktivizime me kryeskuadrën botërore, Brazlinin, e dërgoi dinjitetëshëm Shqiërinë në Europian, verën e kaluar. Në Gjermani u prezantua si i barabartë , e jo inferior me kombëtaret e tjera, por  duket se e ka të pamundur të realizojnë “ëndrrën botërore”, që Shqipëria të preki “Mondialin”.

Rezultatet e dobëta në grup pikët e marra, kalendari që na pret, e mbi të paraqitja e ekipit, sidomos në takimin e fundit në Letoni, nuk lënë shpresë dhe zbehin çdo pretendim, edhe pse matematikisht ende jemi në lojë, që të vëmë për herë të parë këmbën në botëror.

Trajneri me një dëshirë të madhe, jo mendjemadh e kapadai, me një mimikë për tu admiruar, në vetvete nuk ka personalitetin që të bëjë ndryshime të mëdha, në skema dhe zëvendësime, dhe kur po i bën po i dalin pa rezultat.

“Humbja historike”, e penalltisë me Serbinë, që ishte dështim i gjuatjes së Reji Manajt, nën dirigjimin e Silivio  Mendes Campos Junior, do mbetet një “njollë e zezë”, në historinë tonë të futbollit,  sidomos në përballjen me Serbinë, nuk u reflektua në ndeshjen me Lituaninë. Pa e penalizuar lojtarin tonë të Kombëtares, Sylvihno, duhet të reflektojë!

Atij dhe 16 anëtarëve të stafit që ka u janë krijuar kushtet më të mira së çdo trajneri tjetër.

Nuk po marrin përsipër të analizojmë lojtarët një nga një, as skemat, por po shihim si po luajmë dhe ku po shkojmë?

Askund nuk po shkojmë, në vendnumëro jemi.

Shumë analistë te futbollit, dhe tifozëria duan një “ikje të butë “ të brazilianit të imët.

Kontigjenti i lojtarëve aktualë vlerësohet si më cilësor se ai i Kampinatit Europian me Gianni De Biassi, në krye. Ata lojtarë kishin më shumë shpirt, sedër dhe ndjenjë kombëtare. Aktualët edhe pse kanë vlera të mëdha në transfertmark, dhe veshin bluza të ekipeve elitare europiane, “nuk frymojnë” siç duhet në ekip bashkë.

Trajneri është koordinatori i tyre, duket se Sylvihno, po i humbet koordinatat!?

Është më mirë dhe për karrierën e tij të mëvonshme që të “largohët e duartrokitur”.

Nga ana e tij ai duhet të jetë falenderuar ndaj FSHF –së, e publikut.

Kreu i FSHF –së Armando Duka, “ arkitekt” i shumë ndryshmeve në futbollin shqiptar, duke i dhënë fytyrë europiane atij, nuk duhet të ndalet shumë, por të ndajë rrugët më Sylvihnon.

Përvojat e stërzgjatura për të pritur rezultate  si më ish- tarjnerët  Giusseppe Dossena, Ari Han, Christian Panuçi, Edy Reja, i kushtuan shumë kombëtares. S’kemi shumë kohë për tëpritur!

Sylvihno dha boll, ka dhe të tjerë që mund të japin dhe më shumë!

President vepro!

Sylvihno, miruafshim!

kohajuaj.com